//
Ju po lexoni

Shtypi dhe Media

Ndarja e re, reforma, shkrihen 284 bashki dhe komuna

Gazeta Panorama          Aristir Lumezi  /19 Tetor 2013 – 07:36    

Qeveria mbështet studimin e agjencisë suedeze: Do mbeten 100 njësi vendore dhe 6 rajone. Reforma administrative territoriale do të çojë në uljen e numrit e njësive vendore. Jo më shumë se 100 njësi vendore, nga 384 që kemi aktualisht dhe qarqet do të shndërrohen në rajone.  Rama: Kursejmë 25 milionë USD në vit.

Vendi do të ndahet në 6 rajone të mëdha, që do të përfshijnë nga tri qarqe e që do të ndahen sipas, kryesisht, përcaktimit gjeografik. Qeveria e re duket se do të mbështesë një studim të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, të kryer një vit më parë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila pasi ka studiuar veçoritë e ndarjes dhe organizimit të pushtetit vendor në Shqipëri, ka arritur në konkluzionin se vendi ynë nuk duhet të ketë më shumë se 100 njësi administrative. Ky studim do të jetë baza mbi të cilën do të mbështetet diskutimi i gjerë që nisi dje me konferencën “Reforma administrative territoriale”, të zhvilluar nga ministri për Çështjet Vendore dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Të dhënat mbi pushtetin vendor:

384 njësi vendore në të gjithë vendin

65 bashki të kategorisë së parë dhe të dytë

309 komuna me popullsi nga 500-10 mijë banorë

Komunat, 2.5 miliardë lekë të rinj në vit vetëm për pagat

200 komuna shpenzojnë mbi 40% të buxhetit për pagat e administratës

100 komuna shpenzojnë mbi 80% të buxhetit për pagat e administratës

70% e punonjësve në 80 komuna janë pa arsim të lartë

50% e komunave nuk bëjnë asnjë investim në komunitet

50% e komunave mbledhin 0-2% të buxhetit nga taksat vendore

Diskutim

Nuk ka komente.

Posto një koment

Pa Kufij në Facebook

Mesazhet

Hyni të shihni mesazhet

Pa Kufijë në Flickr

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031